Rregulla të reja azili në Britani, riatdhesimi i emigrantëve shqiptarë do të bëhet menjëherë - NACIONALE

Rregulla të reja azili në Britani, riatdhesimi i emigrantëve shqiptarë do të bëhet menjëherë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Bazuar në rregullat e reja e të ashpra që do të prezantohen nga qeveria, kryeministri britanik Rishi Sunak, ka thënë se shumica e shqiptarëve që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar pa viza do të rikthehen menjëherë në atdheun e tyre.

Lëvizja vjen si pjesë e një pakete me pesë pika, e krijuar për të reformuar trajtimin e njerëzve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla, duke përfshirë ngritjen e barrës së provës për individët që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne.

Sunak po ashtu ka premtuar për një ligjt të ri që do të bëhet vitin e ardhshëm me anë të së cilit do të prezantohet një “kuotë vjetore mbi numrat” e cila do të sigurojë që të gjithë ata që arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar në rrugë ilegale, do të “ndalohen dhe rikthehen shpejtë në vendet e tyre”, duke mos pasur kohë për të vonuar rikthimin me “pretendime të rreme”

Megjithatë, plani i Sunak për të ulur masat në sllavërinë moderne ka fituar një përgjigje të ftohë nga Theresa May, e cila ka prezantuar ligjin për mbrojtjen e viktimave si kryeministre.

May u është drejtuar deputetëve, duke thënë: “Skllavëria moderne është një kërcënim shumë real dhe aktual me shumë njerëz të sjellë në skllavëri në këtë vend. Ne nuk duhet të bëjmë asgjë për të pakësuar mbrojtjen tonë udhëheqëse në botë për viktimat e këtij krimi të tmerrshëm, të tmerrshëm.”

Sunak tha se qeveria ka identifikuar vende për të strehuar 10,000 emigrantë në parqe pushimi të papërdorura, akomodime studentore dhe objekte ushtarake, me mijëra vende të tjera që do të shtohen në muajt e ardhshëm në një përpjekje për të reduktuar faturën shumë-milionëshe për akomodimin në hotele.

Po ashtu në një deklaratë për Dhomën e Komunave, Sunak ka njoftuar krijimin e një Komande të re Operative të Varkave të Vogla, duke bashkuar ushtrinë, Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe stafin civil për të trajtuar kalimet e paautorizuara të Kanalit Anglez.

Lajme të ngjashme