Rrahje me kryq: Prifti rus sulmon priftin ukrainas gjatë funeralit të një ushtari ukrainas - NACIONALE

Rrahje me kryq: Prifti rus sulmon priftin ukrainas gjatë funeralit të një ushtari ukrainas

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Një prift i Patriarkanës së Moskës ka përdorur një kryq për të sulmuar një prift të Kishës Ortodokse të Ukrainës (OCU) i cili po mbante një eulogji në funeralin e një ushtari ukrainas më 22 korrik në një qytet në Ukrainën qendrore.

Funerali po bëhej për Oleksandr Ziniv, një anëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës, në Tomashpil, një komunitet rural në Vinnytsia Oblast.

Zyrtarët lokalë thanë se Ziniv vdiq në moshën 42 vjeçare ndërsa ishte në një mision luftarak pranë qytetit të Mykolaiv më 17 korrik.

E gjatë eulogjisë së tij, prifti i OCU, At Anatoly Dudko, u ka bërë thirrje njerëzve të braktisnin emërtimin e Patriarkanës së Moskës, e cila është e lidhur me Federatën Ruse, dhe në mënyrë të përsëritur ka mohuar t'i referohej Oleksandr me emrin e tij rus, Aleksandër.

Gjatë fjalimit të tij, disa të pranishëm janë dëgjuar duke kërkuar nga prifti t’i japë fund diatrit përpara se At Mykhailo Vasylyuk, një prift rus, t'i afrohet podiumit dhe, duke përdorur një kryq, të godasë Dudkon disa herë përpara se njerëzit e tjerë ta tërheqin.

Lajme të ngjashme