Rikthehet Berlusconi: Italia ka nevojë për mua - NACIONALE

Rikthehet Berlusconi: Italia ka nevojë për mua

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Si një manjat miliarder pronash, manjat mediatik dhe tre herë kryeministër i Italisë, karriera e Silvio Berlusconit tashmë ka shënuar dekada.

Megjithatë, vitet e fundit profili i tij ishte zbehur shumë, por tani, në moshën 85 vjeç, ish-kryeministri italian ka vendosur të kandidojë në zgjedhje.

"Në këtë mënyrë të gjithë do të ishin të lumtur," u shpreh ai në një intervstë për radio Rai me një siguri të madhe.

Duket si një mrekulli, por sipas Politico zgjedhjet e 25 shtatorit mund të sjellin një koalicion triumfues të krahut të djathtë, me Berlusconin në krye duke i dhënë atij një pozicion ndikimi edhe për pesë vitet e ardhshme.

Pavarësisht se dominonte politikën dhe median italiane për dy dekada, jo shumë kohë më parë dukej se karriera politike e Berlusconit kishte marrë fund.

Imazhi i tij u dëmtua nga i ashtuquajturi skandal bunga bunga, në të cilin dëshmitarët përshkruan orgjitë në vilën e tij luksoze jashtë Milanos. Ndërsa në vitin 2011, një krizë në rritje e borxhit kombëtar dhe frika se Italia mund të falimentonte, e detyruan atë t'ia dorëzonte pushtetin teknokratit Mario Monti. Ai poashtu u përball me ndjekje të shumta penale, përpara se të përjashtohej përfundimisht nga senati pas një dënimi për mashtrim tatimor në vitin 2013.

Por rritja e papritur e populizmit nacionalist gjatë dekadës së fundit i dha një mundësi Berlusconit që të luante një rol si një i përgjegjshëm pro-BE-së, i moderuar. Ai u zgjodh në Parlamentin Evropian në vitin 2019, megjithëse rrallë herë ka marrë pjesë në votime. Vitin e kaluar, rehabilitimi i tij dukej se kishte përfunduar kur iu bashkua koalicionit të madh të udhëhequr nga ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, një shtyllë kryesore e institucioneve evropiane.

Më pas, muajin e kaluar, me sa duket duke ndjerë një ndryshim në erërat politike, ai u bashkua me partnerët e tjerë të koalicionit në tërheqjen e mbështetjes për qeverinë e Draghit, duke detyruar zgjedhjet e parakohshme që e djathta është në rrugën e duhur për t'i fituar.

Kujtojmë se, Silvio Berlusconi ka shijuar një miqësi të gjatë me presidentin rus Vladimir Putin, madje edhe duke bërë pushime të përbashkëta me të në shtëpinë e tij.

Lajme të ngjashme