Raportohet se ushtria izraelite ka detyruar burra, fëmijë e të moshuar palestinezë që t’i heqin rrobat - NACIONALE

Raportohet se ushtria izraelite ka detyruar burra, fëmijë e të moshuar palestinezë që t’i heqin rrobat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtria izraelite ka grumbulluar dhjetëra civilë palestinezë në një vend lojërash në veri të qytetit Gaza, pasi i kishte detyruar ata që t’i hiqnin pothuajse të gjitha rrobat.

Në një vide të shpërndarë në rrjete sociale të hënën vonë, disa civilë palestinezë, përfshirë fëmijë e të moshuar, shihen duke u mbajtur nga ushtria izraelite në një vend lojërash, pasi ishin zhveshur e kishin mbetur vetëm në të brendshme, raporton agjencia “Anadolu”.

Gjendja e palestinezëve që shihen në video nuk dihet, pasi ushtria izraelite ende nuk e ka komentuar videon.

Izraeli e ka sulmuar Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 20 mijë e 700 palestinezë e duke plagosur mbi 54 mijë të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Lajme të ngjashme