Raportohet për të paktën 500 të vrarë nga një sulm izraelit në një spital të Gazës - NACIONALE

Raportohet për të paktën 500 të vrarë nga një sulm izraelit në një spital të Gazës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Al Jazeera ka raportur nga burime në Ministrinë e Shëndetësisë të Gazës se sulmi në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në qendër të qytetit të Gazës ka rezultuar në të paktën 500 viktima.

Ministria e drejtuar nga Hamasi tha se të paktën 500 njerëz janë vrarë në një shpërthim që sipas saj ishte shkaktuar nga një sulm ajror izraelit.

Spitali u godit pa asnjë paralajmërim paraprak, raportoi Al Jazeera.

Ka "qindra viktima" nën rrënojat e spitalit Baptist Al-Ahli Arabi në Gaza pasi u godit nga një sulm ajror, tha ministria e shëndetësisë së Gazës, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme