“Qentë e luftës” do të komandohen nga mendimet e ushtarëve, testohet teknologjia e re telepatike
Australia është duke testuar një gjeneratë të re të qenve mekanike të cilën mund të komandohen në mënyrë telepatike nga mbajtësit e tyre, pra ushtarët në zona të konfliktit.
Modelet e mëparshme të këtyre robotëve me katër këmbë janë mbështetur te operatorët me kontrolle të dorës ose komanda të para-programuara. Por tani komandantët ushtarakë janë duke testuar teknologjinë e re telepatike mahnitëse në skenarë luftë, që duket si drama televizive Black Mirror.
The Sun shkruan se sipas shkencëtarëve, një ndërfaqe e trurit i lejon ushtarët të japin udhëzime për ‘qentë’ vetëm duke menduar.
Në të njëjtën kohë, imazhet dhe të dhënat e tjera të mbledhura nga qeni robot mund të kthehen në kufjet virtuale të ushtarit.
Pamjet e mëposhtme tregojnë dy rreshterë ushtarakë duke testuar teknologjinë e re. Ata mund të shihen duke përdorur vetëm mendimin për të lëvizur një qen robot nëpër një seri rrugësh, përpara një grupi të ekspertëve.

Qeni bionik i gatshëm për betejë mund të kalojë nëpër terrene të vështira dhe gjithashtu të performojë në shi dhe baltë.
Teknologjia më e fundit HoloLens është zhvilluar nga studiuesit e Universitetit të Teknologjisë në Sydney (UTS) për të komanduar një robot katërkëmbësh Ghost Robotics. Ndërsa, qëllimi i këtij demonstrimi ishte që ushtarët të mendonin se si ushtria mund ta integronte këtë teknologji në mjedisin taktik.

