Putini takon gjeneralët ushtarakë, shtohen raportet për ofensivë të re
Mes raporteve në rritje se Putin është duke planifikuar një valë të re sulmesh në Ukrainë, bëhet e ditur se ai është takuar me shefat e tij ushtarakë.
Kremlini ka njoftuar presidenti rus e ka kaluar pjesën më të madhe të së premtes në selinë e “operacionit special ushtarak”.
Nga pamjet është treguar se Putin ka qenë i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i Forcave të Armatosura Valeriy Gerasimov.
Raportet për takimin mes tyre vjen mes pretendimeve se Moska është duke u përgatitur për një ofensivë të re pas një vargu humbjesh në fushëbetejë.
"Ne do të dëgjojmë komandantët në çdo drejtim operacional dhe unë do të doja të dëgjoja propozimet tuaja për veprimet tona të menjëhershme dhe afatmesme," u ka thënë Putin udhëheqësve ushtarakë.
Kujtojmë se në muajt e fundit, forcat e Kievit kanë bërë një sërë përparimesh të mëdha, duke përfshirë rimarrjen e Khersonit - i vetmi qytet i madh i kapur nga forcat ruse deri më tani. E kolapsi i forcave të Moskës në Ukrainën lindore në fillim të këtij viti ka bërë që shefat ushtarakë rusë të përballen me kritika ta vazhdueshme nga figura të medias pro-Kremlinit.
Prania e gjeneralit Gerasimov në këtë takim gjithashtu u jep fund zërave që kanë qarkulluar në internet se ai ishte shkarkuar nga posti i tij. 67-vjeçari është vënë në shënjestër të kritikave intensive nga komentuesit, të cilët e kanë akuzuar se është tepër i kujdesshëm.
Takimi pasoi edhe pretendimet e komandantit të ushtrisë ukrainase, gjeneral Valerii Zaluzhnyi, se Moska mund të kërkojë të nisë një ofensivë të re në fillim të vitit 2023. Ai paralajmëroi se Rusia po përgatiste rreth 200,000 trupa për sulmin.
"Nuk kam dyshim se ata do të kenë një tjetër sulm në Kievi. Unë e di se sa njësi luftarake kam tani, sa njësi luftarake duhet të krijoj deri në fund të vitit - dhe, më e rëndësishmja, të mos i prek në asnjë mënyrë tani. Sado e vështirë të jetë," është shprehur ai.
Ai gjithashtu ka shtuar se ofensiva e radhes ruse në “drejtim të Kievit” mund të nisë nga Bjellorusia.

