“Putini, një Hitler modern - Rusia do ta ketë fatin e Gjermanisë Naziste” - NACIONALE

“Putini, një Hitler modern - Rusia do ta ketë fatin e Gjermanisë Naziste”

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kreu i këshillit të sigurisë kombëtare të Ukrainës - këshilltari më i besueshëm i presidentit Zelensky për sigurinë, Oleksiy Danilov, ka thënë se Rusia është e “dënuar të vuajë të njejtin fat si Gjermania Naziste”.

Duke folur për Sky News, Danilov është shprehur i bindur se Rusia do të humbë luftën dhe do të vuajë pasojat.

Ndërsa, duke folur për kryeministrin e ri britanik, Danilov është shprehur se, me Boris Johnson si kryeministër kanë komunikuar shumë në ditët më të vështira”.

Ai ka shtuar se është “më se i sigurtë se edhe kryeministri i ri britanik do të bëjë të njejtën gjë, siç ka bërë Johnson dhe Truss për Ukrainën”.

Danilov më tej ka komentuar sulmet e fundit ruse ndaj infrastrukturës civile duke thënë se, “objektivat e goditura janë ato në të cilat varen jetët e njerëzve – spitalet, shkollat,” dhe i ka cilësuar sulmet si “terrorizëm”.

Ndërsa, sa i përket situatës në Kherson, ai ka thënë se “situata nuk është e lehtë, por që nuk pret tërheqjen e trupave ruse”.

Danilov po ashtu ka komentuar situatën me Bjellorusinë, ku i pyetur nëse vendi mund të përdoret si bazë për sulm, ai ka thënë se pas një periudhe kohore mund të ndodhë edhe një gjë e tillë.

“Ata janë duke u përgatitur dhe për një kohë shumë të shkurtër mund të transferojnë një numër të madh të trupave në Bjellorusi."

E pas pretendimeve ruse se Ukraina është duke u përgatitur të përdorë një “bombë të pistë”, Danilov i ka mohuar ato duke thënë se, “Ukraina nuk ka një bombë të tillë”.

“Që nga 1994 ne dhamë çdo gjë (referuar armëve të kohës sovjetike që ishin të stacionuara në Ukrainë). Ne nuk do të merremi me një gjë të tillë, nuk jemi Korea e Veriut, Irani apo Rusia”, ka thënë ai.

Një pyetje tjetër që iu bë Danilov nga Sky News ishte se,”çfarë mund t'i japë fund luftës? A do të pranonte Ukraina një marrëveshje ku, për shembull, do të heqë dorë nga tokat e pushtuara nga Rusia që nga viti 2014 në këmbim të anëtarësimit në NATO?

Danilov u përgjigj duke kujtuar një kohë të negociatave mes Rusisë dhe Gjeorgjisë të ndërmjetsuara nga ish-presidenti francez Sarkozy.

"Më lejoni t'ju kujtoj. Në një kohë, një figurë franceze (referuar ish-presidentit Nicolas Sarkozy) u përpoq të negocionte me Rusinë në lidhje me Gjeorgjinë, Gjeorgjia humbi një pjesë të territoreve të saj. Pastaj ne, pasi u detyruam të nënshkruanim marrëveshjet e Minskut, (në vitin 2014), ne humbëm një pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, por nuk pushuam së luftuari për to dhe nuk ndaluam së mbrojturi, sepse është tokë e jona.”

"Kjo është kushtetuta jonë, këto janë ligjet tona, kjo është toka jonë. Le t'i japin ata (udhëheqësit evropianë) tokën e tyre Putinit. Unë dua të shoh se si do të reagojnë komuniteti i tyre, zgjedhësit e tyre dhe fëmijët e tyre,” u shpreh ai.

Më tej, Danilov tha se nuk mund të bëhen negociata me terroristë, sepse dëshira e tyre për më shumë vetëm sa do të rritet. Duke krahasuar Putinin me Hitlerin, ai tha Putin ka bërë një shembull të Gjermanisë Naziste.

"Shikoni, ju nuk mund të negocioni me terroristë. Sepse në të ardhmen, dëshira e tyre për të kapur edhe një herë vetëm do të rritet. Kjo është një praktikë e rrezikshme. Ata bënë një shembull të Gjermanisë Naziste. Pra, ne kemi një kujtesë shumë të mirë. Tani Putini nuk është shumë i ndryshëm nga Hitleri - ai është thjesht një Hitler modern.”

"Nga viti 1941 deri në 1945 Gjermania ishte në luftë pothuajse me të gjithë botën. Në maj 1945 ajo mbeti në gërmadha. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Rusinë. Ata do të dënohen në këtë mënyrë,” shtoi ai.

Në pyetjen se, si mund të pajtohen ndonjëherë Ukraina dhe Rusia, Danilov tha se “nuk e sheh Putinin edhe për një kohë të gjatë në pushtet”.

"Së pari, nuk shoh që Putini do të jetë në pushtet për një kohë të gjatë. Ai po bën gjithçka në fuqinë e tij që Rusia të shpërbëhet. Është Putin ai që po shkatërron Rusinë me veprimet e tij,” përfundoi ai.

Lajme të ngjashme