Publikohen pamjet e një sulmi në një urë kyçe pranë një qyteti të pushtuar në Ukrainë - NACIONALE

Publikohen pamjet e një sulmi në një urë kyçe pranë një qyteti të pushtuar në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Mbrëmë pati shpërthime në një urë kyçe pranë qytetit të pushtuar të Melitopolit.

Kujtojmë se forcat ruse po transferojnë pajisje ushtarake mbi atë urë. Udhëheqësi pro-rus në Melitopol, Vladimir Rogov, konfirmoi se forcat ukrainase sulmuan urën dhe publikoi pamjet që, me sa duket, tregojnë pasojat e sulmit.

Pamjet tregojnë dëmet e shkaktuara në urë, ndërsa kamera e vëzhgimit ka kapur edhe momentin e shpërthimit, i cili dëgjohet edhe në pamje. Kryetari ukrainas i Melitopolit, Ivan Fedorov, i cili ndodhet në mërgim, tha më herët se shtyllat mbështetëse të urës ishin dëmtuar. /Nacionale/

Lajme të ngjashme