Protestat në Iran, kërcënon të ndërhyjë edhe ushtria e vendit
Ushtria e Iranit ka kërcënuar me dhunë kundër protestave të përhapura dhe në rritje kundër regjimit të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, ndërsa presidenti i vendit mbërriti në shtëpi pas një udhëtimi në Kombet e Bashkuara.
“Ushtria është e gatshme të mbrojë sigurinë dhe interesat e kombit iranian kundër komploteve të armiqve”, thuhet në deklaratën e ushtrisë, ku më tej shtohet se: “Personeli i ushtrisë mbështet plotësisht shokët e tij në forcat e policisë dhe është i gatshëm të përballet me komplotet e ndryshme të armiqve”.
Paralajmërimi erdhi ndërsa protestuesit po përgatiteshin të premten për natën e tetë radhazi të betejave në rrugë me forcat e sigurisë.
"Të dyja palët po përgatiten të dalin me forcë të plotë," është shprehur Mehdi Hajati, një ish-anëtar i këshillit të qytetit të Shirazit dhe aktivist që tani jeton në mërgim për The Independent.
Vizita e Presidentit Ebrahim Raisi në Nju Jork u dëmtua nga imazhet e përleshjeve të zjarrta në rrugë midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në të gjithë vendin e tij, si dhe nga refuzimi i tij për të marrë pjesë në një intervistë të planifikuar gjatë në CNN, sepse intervistuesi, korrespondentja britaniko-iraniane Christiane Amanpour, refuzoi të vendoste shaminë islame.
Të enjten, ndërsa Raisi ishte me mediat dhe studiuesit në Nju Jork, administrata e presidentit amerikan Joe Biden vendosi sanksione ndaj "patrullave udhëzuese" të Iranit - dega e specializuar e zbatimit të ligjit e ngarkuar me policimin e veshjes dhe sjelljes publike të iranianëve.
Arrestimi i Amini më 13 shtator nga patrullat e moralit mbi akuzat për shkeljen e kodeve islame të veshjes dhe vdekja e saj e mëvonshme dhe ende e pashpjegueshme kanë shkaktuar një javë protestash të paprecedentë në rrugë anembanë Iranit. Ndërsa, mbledhjet e improvizuara të mbrëmjes kanë tërhequr dhjetëra mijëra njerëz nga të gjithë ndarjet sociale dhe etnike të vendit, shumë prej tyre duke bërë thirrje me zë të lartë për rënien e Republikës Islamike.
Por, duke se regjimi po përgatitet të shtojë përpjekjet për shtypjen e protestave.
Vendi ka bllokuar internetin dhe ka mbyllur aksesin në platformat e mediave sociale, si dhe ka arrestuar qindra njerëz, përfshirë aktivistë dhe gazetarë të njohur të ndaluar në shtëpitë e tyre.

