Iran: Gratë heqin shamitë dhe prenë flokët – shteti islamik “buzë kiametit” - NACIONALE

Iran: Gratë heqin shamitë dhe prenë flokët – shteti islamik “buzë kiametit”

4 vjet më parë

nga Festim Gërguri

“O mulla, shporruni që këtu”, “S’duam Republikë Islamike”, “Vdekje diktatorit”.

Gratë po i djegin shamitë dhe po i prenë flokët derisa sistemi qeverisës në Iran është buzë kolapsit.

Kupa u mbush me rrahjen për vdekje të 22-vjeçares, Mahsa Amin, pasi e arrestoi ‘Policia e Moralit’.

Mahsa Amin u rrah derisa vdiq sepse nuk kishte vendosur shaminë siç e kërkon shteti islamik.

Protestat shpërthyen në më shumë se 20 qytete, e në ballë të tyre dolën gratë.

Të paktën nëntë persona deri tash kanë vdekur.

Policicët rrahën gra e burra djathtas e majtas, por u kthye bumerang.

Protestuesit bënë që policia të tërhiqet në disa qytete.

“Vdekje Khomeinit” — Thërriste një grua plakë që kishte dalë në rrugë dhe shaminë e kokës e mbante në dorë.

Kur protestat filluan ta rrezikojnë Iranin, shteti ndali internetin.

Aktivistja Roza Farahani

Irani ndali internetin, kjo nënkupton vrasje të njerëzve në heshtje.

Aktivisti Hossein Ronaghi

Herën e fundit kur Irani ndali internetin, masakruan 1 mijë e 500 njerëz

Irani nuk ka qenë gjithmonë kështu, por u bë pas Revolucionit Islamik më 1979.

Para përmbysjes së shahit, Muhamed Rizah Pahlev, Irani ishte monarki, ku shamia s’ishte obligim ligjor.

E drejta e grave për të votuar ishte një ndër pakënaqësitë në mesin e mullave që e përkrahen revolucionin.

Lajme të ngjashme