Pas hospitalizimeve, ish-presidenti amerikan Jimmy Carter “kohën e mbetur do ta kalojë në shtëpi"
Qendra Carter ka njoftuar se ish-presidenti i ShBA-së Jimmy Carter, në vend të ndërhyrjeve të tjera mjekësore ka zgjedhur që “kohën e mbetur do ta kalojë në shtëpi me familjen e tij”.
Kohët e fundit Carter është përballur me probleme shëndetësore, duke përfshirë një melanomë (formë kanceri) të përhapur në mëlçi dhe tru.
Në një deklaratë të dhënë, Qendra Carter ka thënë se: "Ai ka mbështetjen e plotë të familjes së tij dhe ekipit të tij mjekësor. Familja Carter kërkon privatësi gjatë kësaj kohe dhe është mirënjohëse për shqetësimin e treguar nga admiruesit e tij të shumtë."
Carter, 98 vjeç, është ish-lideri më i vjetër i vendit, ndërsa ka shërbyer një mandat nga 1977 deri në 1981, duke u mundur më pas nga Ronald Reagan.
Që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, Carter ka mbetur aktiv, duke kryer punë humanitare me Qendrën e tij Carter. Ai ka vazhduar të fitojë një reputacion ndërkombëtar për punën e tij në promovimin e të drejtave të njeriut, duke fituar edhe një çmim Nobel për Paqe në vitin 2002.
