Probleme të mëdha me dërgesat e iPhone për shkak të Kinës - NACIONALE

Probleme të mëdha me dërgesat e iPhone për shkak të Kinës

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Problemet me Covid-in, kanë bërë që furnizuesit e Apple në Kinë, të mund të reduktojnë dërgesat e iPhone në nëntor deri në 30 për qind, paralajmëroi një burim i informuar, shkruan Reuters.

Fabrika e Foxfonn në Zhengzhou monton shumicën e iPhone-ve që u dërgohen klientëve në mbarë botën, megjithëse gjiganti amerikan i prodhon ato gjithashtu në Shenzhen në Kinën jugore dhe në Indi. Fabrika në Zhengzhou punëson rreth 200,000 punëtorë dhe ditët e fundit është tronditur nga pakënaqësia e punëtorëve për masat e rrepta për të luftuar Covid 19.

"Ne po vendosim kontrollin mbi situatën"

Më 19 tetor, Foxconn i ndaloi punëtorët të hanë në mensa dhe i urdhëroi ata të hanin në konviktet e tyre, duke mohuar në të njëjtën kohë ndërprerjet e prodhimit.

I pyetur nga Reuters për të komentuar mbi pretendimet për probleme të prodhimit, Foxconn i referoi Reuters një deklarate të dielën në të cilën tha se po vendoste kontrollin mbi situatën dhe do të koordinonte kapacitetin rezervë të prodhimit me fabrikat e tjera për të minimizuar çdo pasojë. Apple nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment mbi problemet me prodhimin e Foxconn në Zhengzhou.

"Ne po punojmë për rritjen e prodhimit"

Burimi tha se ai nuk donte të emërohej sepse informacioni nuk është publik, duke shtuar se Foxconn po punon për të rritur prodhimin e iPhone në fabrikën Shenzhen. Problemet e prodhimit erdhën në kulmin e sezonit të kërkesës për elektronikën para festave të fundvitit, që do të thotë një rritje në shitje për kompani si Apple.

Pasojat e politikës së rreptë të tolerancës zero të Kinës ndaj Covid reflektohen gjithashtu në rënien e aktivitetit në industrinë kineze në tetor, sipas një raporti nga Byroja Shtetërore e Statistikave.

Indeksi i menaxherëve të blerjeve (PMI) në industrinë kineze ra në tetor me 0.9 pikë krahasuar me shtatorin, në 49.2 pikë, njoftoi zyra e statistikave. Vlerat më të ulëta se 50 pikë sinjalizojnë një rënie të aktivitetit. Raporti sinjalizon gjithashtu një dobësim të kërkesës së huaj, e cila u reflektua në rënien e indeksit të porosive të reja, për të katërtin muaj radhazi, sipas Reuters. /Nacionale/

Lajme të ngjashme