Polonia do të blejë satelitë vëzhgues nga Franca, 6 javë pas rënies së raketës në Prezewodow
Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu ka njoftuar se Franca dhe Polonia kanë nënshkruar një marrëveshje për shitblerjen e dy satelitëve francezë të vëzhgimit.
"Kjo kontratë e madhe tregon besimin e Polonisë në teknologjinë dhe industrinë tonë," ka shkruar Lecornu pas takimit me homologun e tij polak në Varshavë.
Ministri francez më tej ka thënë se kjo marrëveshje tregon “lidhjet e thella që bashkojnë Francën dhe Poloninë në fushën e mbrojtjes”, ndërsa ka theksuar se marrëveshja gjithashtu do të krijonte “500 vende pune në Francë për pesë vjet.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Błaszczak, ka thënë se kjo “ishte një ditë e rëndësishme për ushtrinë polake”.
"Ky investim në teknologjinë më të fundit është një përmirësim i rëndësishëm në aftësitë e Forcave të Armatosura Polake në fushën kryesore të marrjes së të dhënave të zbulimit," ka shkruar Błaszczak në Twitter.
Njoftimi për blerjen e satelitëve vëzhgues, vjen gjashtë javë pasi vendi u godit nga një raketë "prodhuar nga Rusia", e cila shkaktoi një shpërthim jashtë fshatit lindor polak të Przewodow, rreth 6.4 kilometra në perëndim të kufirit ukrainas, duke lënë të vrarë dy persona.
Në kohën e ngjarjes, ambasadori i Polonisë në Kombet e Bashkuara Krzysztof Szczerski, është shprehur se incidenti “na mëson se sa afër e jetojmë në të vërtetë përshkallëzimin e mundshëm në përhapjen e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës të pasojave të gjera që ne të gjithë mund t'i perceptojmë. ”
