Polonia aktivizoi nenin 4 të NATO-s pas sulmit rus: Çka do të ndodhë tash? - NACIONALE

Polonia aktivizoi nenin 4 të NATO-s pas sulmit rus: Çka do të ndodhë tash?

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

NATO do të mbajë një takim urgjent me kërkesë të Polonisë, e cila thirri nenin 4 të traktatit të NATO-s pasi dy persona vdiqën në një shpërthim në Przewodow, një fshat në Poloninë lindore pranë kufirit me Ukrainën, raporton Reuters.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se Polonia lindore u godit nga raketat ruse, raportoi Associated Press, ndërsa Pentagoni thotë se nuk ka informacion për të konfirmuar se ishte një raketë ruse.

Çfarë do të thotë aktivizimi i nenit 4 të Traktatit të NATO-s?

Neni 4 i traktatit të NATO-s mbulon skenarin në të cilin një shtet anëtar ndihet i kërcënuar nga një vend tjetër ose një organizatë terroriste. “Palët do të konsultohen me njëra-tjetrën sa herë që, sipas mendimit të secilës palë, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e secilës palë”, thuhet në klauzolën kontraktuale.

Më pas, 30 shtetet anëtare fillojnë konsultimet formale me kërkesë të anëtarit të prekur. Në bisedime po shqyrtohet nëse ka kërcënim dhe si të kundërshtohet dhe vendimet merren unanimisht.

Megjithatë, neni 4 nuk do të thotë se do të ketë presion të drejtpërdrejtë për të vepruar. Ky mekanizëm konsultimi është lançuar disa herë në historinë e NATO-s. Një shembull është një vit më parë, kur ushtarët turq u vranë në një sulm nga Siria.

Në atë rast NATO-ja është konsultuar, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Kujtojmë se gjatë ditës në fshatin Przewodow në anën polake të kufirit polako-ukrainas, ka ndodhur një shpërthim dhe sipas informacioneve fillestare dy persona kanë mbetur të vdekur. Portalet polake shkruajnë se ushtria dhe policia ndodhen në vendngjarje, por ende nuk dihet shkaku i shpërthimit. Radio Lublin thotë se dy persona kanë vdekur. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:40, shkruan The Guardian.

Disa media polake raportuan se shpërthimi ndodhi pas rënies së një rakete. Ky lajm nuk është konfirmuar.

"Dy raketa endacake ranë në qytetin Przewodów në provincën Lublin në kufi me Ukrainën," raportoi jozyrtarisht Radio ZET. Kanë goditur tharëset e drithit. Dy persona kanë vdekur. Policia, prokuroria dhe ushtria janë në vendngjarje”, shton ky radiostacion.

Pas konfirmimeve për shpërthim, Polonia rrit gatishmërinë ushtarake

Pas konfirmimeve se ka pasur një shpërthim që ka lënë dy persona të vrarë në një fshat të Polonisë, zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller ka bërë të ditur se vendi është duke rritur gatishmërinë e njësive ushtarake.

Muller më tej ka shtuar se Polonia "po verifikon nëse kemi nevojë të aktivizojmë Nenin Katërt të NATO-s".

Shefi i NATO-s pas bisedës me presidentin polak: E rëndësishme që të vërtetohen të gjitha faktet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas një bisede të zhvilluar me presidentin polak Anrzej Duda lidhur me shpërthimet ne Poloni, ka thënë se është “e rëndësishme që të vërtetohen të gjitha faktet”.

"Unë ofrova ngushëllimet e mia për humbjen e jetës. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen," është shprehur Stoltenberg në një postim në Twitter.

Zyrtarët polakë më herët kanë konfirmuar se dy persona janë vrarë pas një shpërthimi në lagjen Hrubieszóë në Poloninë lindore. Por ndërsa autoritetet polake kanë konfirmuar një shpërthim, ata nuk kanë thënë se ai është shkaktuar nga raketat ruse.

Ndërkohë, Rusia ka mohuar përfshirjen, me ministrinë e saj të Mbrojtjes duke thënë se “nuk ka pasur sulme në objektiva pranë kufirit shtetëror ukrainas-polake”.

/Nacionale/

Lajme të ngjashme