Pitbullët kafshuan për vdekje një vajzë dhe vëllain e saj pesë muajsh në SHBA - NACIONALE

Pitbullët kafshuan për vdekje një vajzë dhe vëllain e saj pesë muajsh në SHBA

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Dy fëmijë të vegjël në SHBA u kafshuan për vdekje nga dy pitbullë që kishin qenë kafshët e tyre shtëpiake për më shumë se tetë vjet.

Nëna e fëmijëve, Kirstie Bennard, u përpoq të shpëtonte me trupin e saj vajzën e saj 2-vjeçare dhe djalin 5-muajsh kur ata u sulmuan nga qentë para shtëpisë së familjes në Memphis, shkruan USA Today.

Pitbullët sulmuan edhe nënën dhe e plagosën rëndë. Familja kishte qen për më shumë se tetë vjet dhe ata kurrë nuk ishin agresivë, tha një mik i nënës për Fox news.

Sulmi i qenve zgjati 10 minuta. Qentë u eutanizuan një ditë pas sulmit.

Lajme të ngjashme