Piratët hipin në një anije afër Somalisë, ekuipazhi mbyllet në një dhomë të fortifikuar - NACIONALE

Piratët hipin në një anije afër Somalisë, ekuipazhi mbyllet në një dhomë të fortifikuar

4 javë më parë

nga NACIONALE

Piratët hipën në një anije transportuese të mallrave afër Somalisë të enjten, por ekuipazhi u strehua në një dhomë të sigurt e të fortifikuar dhe e ka nën kontroll anijen, thanë burimet e sigurisë detare.

Një varg sulmesh të armatosura ndaj anijeve në rajon – përfshirë sulmin e parë ku dyshohet se përfshihen piratët somalezë në një vit – i ka ringjallur shqetësimet për rrugët detare që shfrytëzohen për transportimin e mallrave dhe produkteve jetike të energjisë në tregjet globale, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Anija “Hellas Aphrodite”, e cila ishte duke transportuar benzinë, ishte rrugës nga India për në Afrikën e Jugut, kur “incidenti i sigurisë” ndodhi të enjten në mëngjes, tha kompania menaxhuese e saj, “Latsco Marine Management”, duke shtuar se të gjithë anëtarët e ekuipazhit ishin të sigurt.

Piratët që po lundronin me një varkë hapën zjarr në drejtim të anijes, tha kompania e sigurisë detare “Ambrey”. Burimet e sigurisë detare thanë se piratët gjithashtu kishin shkrepur një granatë me raketë drejt anijes.

Forca detare e Bashkimit Evropian tha se njëra nga asetet e saj ishte “afër incidentit dhe duke e zvogëluar largësinë, e gatshme për t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’iu përgjigj në mënyrë efikase këtij alarmi për piratëri”.

Anëtarët e ekuipazhit u strehuan në dhomën e fortifikuar dhe ende e kishin nën kontroll anijen, thanë zyrtarë të kompanisë së sigurisë detare “Diaplous” dhe grupi britanik për menaxhimin e rrezikut detar, “Vanguard”.

Një burim me njohuri për operacionin tha se kapiteni i anijes është malazias. Pesë anëtarë të ekuipazhit, përfshirë kryeinxhinierin, janë grekë dhe pjesa tjetër janë shtetas të Filipineve, shtoi burimi.

Lajme të ngjashme