Përpjekjet kundër korrupsionit në Ukrainë, largohen nga detyra 15 zyrtarë - NACIONALE

Përpjekjet kundër korrupsionit në Ukrainë, largohen nga detyra 15 zyrtarë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ndërsa presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka marrë një qasje me tolerancë zero ndaj çështjes së korrupsionit, në katër ditët e fundit janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqje një numër i lartë zyrtarësh ukrainas.

Sipas The Guardian, që nga e shtuna 15 zyrtarë të lartë kanë lënë postet e tyre, gjashtë prej të cilëve u janë ngritur akuza për korrupsion nga gazetarët dhe autoritetet e Ukrainës kundër korrupsionit.

Kjo valë e ndryshimeve nisi të shtunën pas arrestimit të zëvëndësministrit të Infrastrukturës së Ukrainës, Vasyl Lozinskyi, nga hetuesit anti-korrupsion. Ai është akuzuar për fryrje të çmimit të pajisjeve dimërorë, përfshirë gjeneratorët dhe ka dyshime se kishte marrë 400,000 dollarë. Në zyrën e tij, hetuesit gjithashtu kanë gjetur 38,000 dollarë, para të gatshme.

Pas ndalimit të Lozinskyi, Zelenskiy u zotua në fjalimin e tij të natës për të marrë një qasje me tolerancë zero ndaj korrupsionit, një problem që ka rrënuar Ukrainën që nga pavarësia.

"Unë dua që ajo të jetë e qartë: Nuk do të ketë kthim në mënyrën e dikurshme,"- është shprehur presidenti ukrainas.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk do të kishte “vendime” të marra për çështjen e korrupsionit këtë javë, pa specifikuar se çfarë ishin. Kujtojmë se, Bashkimi Evropian, ka kërkuar nga Ukraina të përbushë standardet antikorrupsion para se të mund të bëhet anëtare.

Lajme të ngjashme