Përleshje masive mes qindra njerëzve pas të shtënave në Francë, pesë të plagosur seriozisht - NACIONALE

Përleshje masive mes qindra njerëzve pas të shtënave në Francë, pesë të plagosur seriozisht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të shtënat e lidhura me trafikun e drogës në qytetin Poitiers të Francës eskaluan në një përleshje masive të enjten natën, në të cilën u përfshinë deri në 600 njerëz, thonë autoritetet franceze.

Pesë persona u lënduan seriozisht gjatë të shtënave me automjet në lëvizje drejt një restoranti në qytet, pëfshirë një djalë 15 vjeç që mbeti në gjendje kritike, pasi u qëllua në kokë, i thanë agjencisë së lajmeve AFP burimet brenda policisë, raporton televizioni BBC.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bruno Retailleau, e përshkroi incidentin si shenjë alarmuese e eskalimit të dhunës së lidhur me drogën.

Të shtënat dhe përleshja ndodhën pas një rasti tjetër me të shtëna në qytetin Rennes javën e kaluar, ku u vra një djalë 5-vjeçar.

“Këto të shtëna nuk po ndodhin në Amerikën e Jugut, atop o ndodhin në Rennes, në Poitiers, në këtë pjesë të Francës perëndimore që dikur njihej për qetësi. Jemi në një pikë kulmore dhe zgjedhja që e kemi ne sot është zgjedhje mes mobilizimit të përgjithshëm ose meksikanizimit të vendit” – tha ministri francez, duke aluduar te problemet e gjera të Meksikës me krimin dhe dhunën në rrugë që kryhen nga kartelet e drogës.

Të shtënat u shkrepën nga një veturë në lëvizje, duke lënduar disa të rinj, thanë burimet polivore.

Më pas, të shtënat nxitën përleshje mes grupeve rivale në zonën Place de Coimbra, sipas policisë.

“Tensionet mes grupeve shpërthyen, duke e kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe xhandarmërisë” – thuhet në një deklaratë të policisë rajonale.

Ministri Retailleau tha se në përleshje ishin të përfshirë 400 deri në 600 persona.

Tregtia e drogës në Francë për një kohë të gjatë është parë si e përqendruar në qytetin jugor, Marseille, ku të paktën 17 vrasje të lidhura me drogën janë raportuar nga fillimi i vitit.

Megjithatë, hulumtuesit thonë se ndikimi i trafikimit të drogës në Francë viteve të fundit është përhapur përtej qendrave kryesore, Marseille dhe Paris, në qyteza me madhësi mesatare dhe madje edhe në zona rurale./Nacionale

Lajme të ngjashme