Pastori 39-vjeçar vdes duke provuar agjërimin 40-ditor të Krishtit
Duke u përpjekjur të imitojë atë që thuhet në Bibël se e ka bërë Krishti, pra agjërim 40-ditor, ka humbur jetën një pastor në Mozambik.
Themeluesi i Kishës Ungjilore Santa Trindade, Francisco Barajah, ka vdekur në një spital pasi ishte evakuuar në gjendje kritike.
Sipas BBC-së, ai kishte qëndruar 25 ditë pa ushqim dhe pa ujë, duke humbur peshë deri në atë pikë sa nuk mund të ngrihej më në këmbë. Më pas, pastori 39-vjeçar ishte dërguar në spital pas insistimit të të afërmve dhe ndjekësve të tij, ku ishte diagnostikuar me anemi akute dhe dështim të organeve të tretjes.
Edhe pse ishte rihidratuar me infuzione dhe ishte bërë përpjekje për ta ushqyer me ushqime të lëngshme, për pastorin ishte bërë shumë vonë. Ditën e mërkurë ai ishte shpallur i vdekur.
Pas vdekjes së tij, anëtarët e kishës Santa Trindade kanë thanë se ishte e zakonshme që pastori dhe ndjekësit e tij të agjëronin, por jo për aq gjatë.
Bëhet e ditur se kjo nuk është hera e parë që ka pasur vdekje në përpjekje për të imituar agjërimin 40-ditor të Krishtit në shkretëtirë, ashtu siç përshkruhet në Ungjillin e Mateut.
Sipas mediave lokale, në vitin 2015 një burrë ishte vdekur pas 30 ditësh agjërim, ndërsa në 2006 një mjek britanik ka zbuluar për vdekjen e një gruaje gjatë një agjërimi të ngjashëm në Londër.
