Një burrë vdes pasi u sulmua nga një pulë - NACIONALE

Një burrë vdes pasi u sulmua nga një pulë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një pulë “agresive” e llojit Brahma, është bërë shkak i vdekjes së një burri irlandez që kishte probleme në zemër.

Sipas The Irish Examiner, Jasper Kraus nga Killahornia ishte sulmuar nga pula më 28 prill të vitit të kaluar, ndërsa ishte qiramarrësi i tij Corey O'Keeffe, ai i cili e kishte dëgjuar Kraus duke bërtitur gjatë sulmit dhe kishte parë gjak te këmba e tij.

Sipas qiramarrësit, ai më pas kishte thirrur shërbimet e urgjencës, ndërkohë që i kishte bërë CPR për 25 minuta para arritjes së ambulancës.

The Independent shkruan se, O'Keeffe ka njoftuar se kur e kishte gjetur Kraus, ai ishte duke humbur vetëdijen, ndërsa po thoshte fjalën “pulë”.

Më pas, autoritetet kanë thënë se burri ishte gjetur i shtrirë në dysheme në një pellg gjaku, me një plagë në pjesën e pasme të këmbës, ndërsa ishin përballur me vdekjen e tij të papritur.

Duke hetuar shkakun e vdekjes së tij, doktori Ramadan Shatwan, kishte thënë për hetuesit se nuk kishte pasur lëndime në fytyrë nga sulmi edhe pse ishte i mbuluar me gjak dhe si shkak i vdekjes ka qenë aritmia kardiake për shkak të sulmit që ka përjetuar.

Ndërkohë, vajza e Kraus ka thënë se ajo kishte parë një pulë me gjak në kthetrat e saj, duke dyshuar se ishte ajo kafsha që e kishte sulmuar të atin, pasi kohë më parë kishte sulmuar edhe vajzën e saj.

Lajme të ngjashme