Majmuni që jetonte vetëm në kafaz, lindë një majmun të vogël: Qysh mbeti shtatzënë?
Kujdestarët japonezë në një kopsht zoologjik më në fund duket se e kanë zgjidhur misterin se si një majmun që jetonte vetëm kishte mbetur shtatzënë.
Momo, një majmun i llojit gibon, 12-vjeçare kishte tronditur rojet e kopshtit zoologjik në Nagasaki në shkurt 2021, kur kishte lindur, pavarësisht se nuk kishte pasur asnjë majmun mashkull në kafaz.
Por tani, dy vite më vonë, pas një testi të ADN-së mbi të voglin, më në fund është zbuluar se kush është babai dhe madje është krijuar edhe një teori mbi çiftëzimin e Momo-s.
Testi ka treguar se babai ishte një majmun 34-vjeçar, i cili jetonte në një kafaz ngjitur me Momo-n rreth kohës që ajo kishte mbetur shtatzënë.
Duke folur për CNN, nga kopshi zoologjik kanë thënë se besonin që Momo dhe majmuni tjetër Ito kishin arritur të çiftëzoheshin përmes një vrime të vogël në një pllakë çeliku që ndodhej midis kafazeve të tyre. Ata kanë thënë se kjo vrimë kishte një diametër rreth 9 milimetra.
Nga kopshti zoologjik, po ashtu kanë treguar se foshnja majmun tani peshon rreth 2 kilogramë dhe po “rritet shëndetshëm” nën vëmendjen e dashur të Momo-s.
“Është një jetë e çmuar e lindur në botë, ne do të vazhdojmë të kujdesemi mirë për të dhe të shpresojmë që ai të jetojë një jetë të gjatë të shëndetshme,”- ka thënë Hideki Hisano, zëvendësdrejtor i kopshtit zoologjik.

