Studimi 20 vjeçar: Shimpanzetë dhe gorillat mund të bëhen shokë të mirë
Ndoshta ligji i vërtetë i xhunglës thotë se është mirë të kesh shokë – veçanërisht ata që dinë ku të gjejnë ushqim.
Del se shimpanzat – kusherinjtë tanë të parë në botën e kafshëve – dhe gorillat mund të jenë shokë, ashiqare me avantazhe për të gjithë. Këto gjetje janë nga revista e re iScience që ka analizuar ndërveprimet sociale mes specieve primate përgjatë dy dekadave në Parkun Noubale-Ndoki në Republikën e Kongos.
Përgjatë këtyre 20 viteve, hulumtuesit panë gorillat duke ndjekur zërin e shimpanzave që kishin parë një tendë plot me fiq. Ata panë të rinjtë e të dyja specieve që luanin me njëri-tjetrin. Dhe kur grupet e dy specieve takoheshin me njëra-tjetrën, hulumtuesit panë se gorillat dhe shimpanzat e këqyrnin njëri-tjetrin dhe iu aviteshin atyre që i njohnin.
Populli ynë thotë: “Me kë rri, ashtu bëhesh!” Dhe kjo duket të jetë e vërtetë edhe për shimpanzat. Ata madje i kishin parë shimpanzat duke rrahur gjokset – sjellje të cilin e bënin gorillat.
Hulumtuesit kanë teorizuar se këto lidhje mes specieve ishin bërë ndoshta për të shmangur predatorët si leopardët apo gjarpërinjtë. Megjithatë, ky nuk ishte faktori kyç.
Faktori kyç besohet të jetë gjetja e ushqimeve për të dyja speciet – nganjëherë ngrënja nga e njëjta degë, nganjëherë ngrënja e ushqimeve të ndryshme së bashku.
Megjithatë, jo çdo ndërveprim ishte i ngrohtë dhe miqësor. Por, më së largu ata shkonin në kërcënime dhe nuk përdornin agresion vdekjeprurës siç kishte ndodhur mes shimpanzeve dhe gorillave në Gabon.
Hulumtimi tregon se çka mund të mësojmë nga ky studim i gjatë.
“S’mund të themi më që peizazhi social i një majmuni është krejtësisht i zënë nga anëtarët e species së tij,” – ka thënë bashkëautori Jake Funkhouser.
Ndëkohë, në një raportim të para dy ditëve, ishte parë një shimpanze nënë që kishte bërë lindje me prerje cezariane derisa bashkohej me të birin e saj pas dy ditësh në momente që ishin bërë virale në Internet.
Në anën tjetër, një studim tjetër kishte gjetur se shimpanzetë madje edhe dinin të fryheshin.