Ukraina publikoi një video: Këto janë pasojat e tmerrshme të sulmit rus
Policia e Kievit ka publikuar pamjet e pasojave të sulmit të dhunshëm të sotëm në kryeqytetin e Ukrainës.
Andriy Nevjtov, shefi rajonal i policisë në rajonin e Kievit, publikoi një video që tregon zjarr dhe tym të dendur pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi dykatëshe.
"Pasojat e tmerrshme të një rakete armike që goditi një ndërtesë banimi në një nga rrethet e rajonit të Kievit. Ka viktima. Oficerët e policisë po regjistrojnë pasojat e bombardimeve të armikut dhe po ndihmojnë qytetarët," tha Nevjtov.
Kujtojmë se tre persona mbetën të vrarë në sulmin e sotëm në Kiev. Mes tyre është edhe një vajzë 17-vjeçare. /Nacionale/
Terribles consecuencias de un cohete que golpea un edificio residencial en uno de los distritos de la región de Kyiv, - el jefe de la Dirección General de la Policía Nacional en la región de Kyiv.#Rusiaterrorista #russiaisateroriststate #Ucrania pic.twitter.com/Cj2tBiZjpv
— Noticias de Ucrania (@Lauralp267) November 23, 2022