Parlamenti Evropian e miraton rezolutën që bën thirrje për pauzë humanitare në Gaza
Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për zbatimin e një “pauze humanitare” në Gaza për t’i siguruar që ndihmat të arrijnë te njerëzit në nevojë.
Në rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian thuhet se e drejta e Izraelit për të mbrojtur veten mund të zbatohet vetëm brenda strukturave të së drejtës ndërkombëtare, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Rezolutën që nuk ka karakter detyrues, e mbështetën 500 eurodeputetë, vetëm 21 votuan kundër saj, ndërsa 24 të tjerë abstenuan.
Përmes kësaj rezolute, deputetët e Parlamentit Evropian bënë thirrje edhe për lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi.
Edhe pse deputetët evropianë bënë thirrje për “pauzë humanitare”, në rezolutë nuk përmendet thirrja për armëpushim, thekson gazeta izraelite.
