Parisi planifikon t’i fikë më herët dritat e Kullës Eifel, shkak kriza energjetike - NACIONALE

Parisi planifikon t’i fikë më herët dritat e Kullës Eifel, shkak kriza energjetike

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Për shkak të krizës energjetike, Kulla Eiffel, dritat vezulluese të së cilës përcaktojnë horizontin e Parisit gjatë natës, do të errësohet më herët.

Pritet që këtë javë, Parisi të propozojë që monumenti, i cili është ndër më të vizituarit në botë, të errësohet më shumë se një orë më herët se zakonisht, pasi Evropa përballet me kosto spirale të energjisë, të rënduara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Kulla Eifel aktualisht është e ndriçuar pas errësirës deri në orën 1 të mëngjesit nga një sistem ndriçimi i ndërlikuar që i jep asaj një shkëlqim të artë. Përveç kësaj, monumenti vezullon për pesë minuta në një orë pas perëndimit të natës, falë 20,000 llambave ndezëse.

Qyteti pritet të propozojë që kullës t’i ndalet ndriçimi në orën 23:45, pas largimit të vizitorëve të fundit, gjë që do të thotë se më nuk do të ndriçojë në mesnatë.

Kulla Eifel u errësua edhe natën e së enjtes - një masë e jashtëzakonshme - për të shënuar vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Lëvizja e re për të zvogëluar ndriçimin shihet si një mënyrë për të dhënë një shembull për reduktimin e ndriçimit të qytetit në përgjithësi.

Jean-François Martins, kreu i menaxhimit të kullës, tha se ky: "Është një gjest shumë simbolik - pjesë e ndërgjegjësimit në rritje rreth maturisë së energjisë".

Ndriçimi gjatë natës i monumentit përbën 4% të konsumit vjetor të energjisë. Kulla, e cila u përfundua në vitin 1889, para Covid, është vizituar nga më shumë se 20,000 njerëz në ditë.

Autoritetet, poashtu janë duke reduktuar ndriçimin e disa vendeve të tjera të rëndësishme gjatë natë. Në përpjekje për kursim të energjisë edhe monumenteve në Marsejë, përshirë Pallatin Pharo, do t’u fiken dritat më herët.

Kujtojmë se këtë verë, edhe Berlini reduktoi ndriçimin në disa monumente, duke përfshirë Kolonën e Fitores, Kishën Përkujtimore të Kaiser Ëilhelm dhe Muzeun Hebre.

Lajme të ngjashme