Kursim i energjisë, qytetet në Francë nisin të ndalin ndriçimin e ndërtesave publike
Në një përpjekje për të reduktuar konsumin e energjisë, qyteti verior i Francës, Lille, ka ndaluar ndriçimin në ndërtesat publike.
Qyteti dikur ndriçonte me ngjyra të ndezura ndërtesa të tilla si muzeu i arteve të bukura të qytetit dhe bashkia e qytetit, drita që nënvizonin arkitekturën e tyre, por më nuk do ta bëjë këtë.
“Të gjitha masat që janë pjesë e planit për një kursim prej 7 për qind të energjisë, që është i barabartë me rreth 7 milionë kilovat orë që përkthehet në 1 milionë euro kursime në përgjithësi. Unë mendoj se banorët vendas do të kuptojnë masat që po marrim. Ne u përpoqëm të kufizojmë sa më shumë që të mundemi në shërbimin publik që ofrojmë. Pra, përkundrazi, mendoj se ata do të jenë jashtëzakonisht mirëkuptues dhe bashkëpunues,” kanë thënë zyrtarët.
Zyrtarët kanë njoftuar se në masat e tjera përfshihet edhe ulja e temperaturave në shumicën e ndërtesave publike dhe pishinave, mbyllja e kopshtit tropikal të qytetit dhe mbyllja e dy shatërvanëve.
Masa të ngjashme ka marrë edhe qyteti francez i Nantes, duke reduktuar ngrohjen në ndërtesat publike. Ndërsa pritet që edhe vende të tjera si Parisi, Strasburgu apo Reims të ndjekin shembullin në javët e ardhshme.
