Papa: Edhe murgeshat këqyrin porno
Papa Françesku ka paralajmëruar priftërinjtë dhe murgeshat për rreziqet që sjell shikimi i poronografisë në internet, duke thënë se “kjo dobëson zemrën priftërore”.
Duke folur në lidhje me mediat dixhitale dhe sociale, Papa 86-vjeç iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me shikimin e pornografisë.
Ai tha se, “pornografia është një ves që e kanë kaq shumë njerëz... edhe priftërinjtë dhe murgeshat", duke shtuar se andej “hyn djalli”.
Ndërsa, sa i përket mënyrës se si të lundrohet në mediat sociale dhe botën dixhitale, Papa tha se ato duhet të përdoren, por jo të humbet shumë kohë në to.
"Zemra e pastër, ajo që Jezusi merr çdo ditë, nuk mund ta pranojë këtë informacion pornografik," u shpreh Papa, duke këshilluar grupin që “të fshijë pornografinë nga telefoni”, në mënyrë që të mos mbajnë “tundimin në dorë”.
Dihet se, Kisha Katolike kërkon që të gjithë klerikët të jenë beqarë – që do të thotë të përmbahen nga marrëdhëniet seksuale dhe martesa, e shikimi i pornografisë do të shkelte këto kërkesa.
Beqaria priftërore është prezantuar rreth 900 vjet më parë nga Kisha Katolike, ndërsa para asaj kohe klerikët ishin shpesh të martuar, pasi beqaria nuk kërkohet në mënyrë eksplicite nga Bibla, por është një disiplinë e kërkuar nga Kisha Katolike.
Për shumë njerëz, të qenit beqar është një pjesë kyçe e të qenit një prift katolik, i cili supozohet t'i përkushtohet kishës dhe të mos shpërqendrohet nga ato që disa i konsiderojnë si shqetësime të kësaj bote, si për shembull një grua ose një familje.
