Pamje: Ushtari izraelit ia mban kokën dhe sulmon me gju një grua - NACIONALE

Pamje: Ushtari izraelit ia mban kokën dhe sulmon me gju një grua

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një video të publikuar në Twitter, një grua shihet duke u përpjekur që të ikë nga forcat izraelite të sigurisë, por dështon.

Edhe pse, për një çast, arrin të ikë nga disa policë, asaj i dalin në pritë, pak më tej, dy policë të tjerë. Njëri prej tyre shihet duke ia mbajtur kokën poshtë që ta ketë sa më afër gjurit të tij, me të cilin e sulmon.

Videoja është publikuar nga palestinezi Muhammad Smiry. Ai shkroi: “Edhe gratë po sulmohen në Jerusalem, pa arsye!”

Izraeli rrëzoi të hënën një raketë të hedhur nga Rripi i Gazës, tha ushtria e këtij vendi, pasi tensionet për xhaminë “Al-Aksa” në Jerusalem nxitën retorikë të ashpër pro-palestineze nga Jordania dhe përpjekje për ndërmjetësim nga Shtetet e Bashkuara.

Asnjë grup në Gaza nuk e ka marrë përgjegjësinë për hedhjen e raketës, që ndodhi pas paralajmërimeve të Hamasit për hakmarrje për sjelljen e Izraelit përreth zonës së xhamisë “Al-Aksa”.

Lajme të ngjashme