Pamje: Rrëzohet në Kazakistan një aeroplan udhëtarësh, raportohet për dhjetëra të vdekur - NACIONALE

Pamje: Rrëzohet në Kazakistan një aeroplan udhëtarësh, raportohet për dhjetëra të vdekur

1 vit më parë

nga Nasuf Abdyli

Një aeroplan udhëtarësh u rrëzua të mërkurën në qytetin Aktau të Kazakistanit. Sipas raportimeve fillestare, ka të mbijetuar, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Emergjencave.

Kjo ministri tha se shërbimet emergjente po mundoheshin që të fiknin një zjarr afër vendit të aksidentit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Agjencitë ruse të lajmeve thanë se aeroplani operohej nga kompania ajrore “Azerbaijan Airlines” dhe ishte duke fluturuar nga kryeqyteti azer, Baku, drejt Grozny-t në Rusi, por e kishte ndryshuar drejtimin për shkak të mjegullës në Grozny.

Nuk pati koment të menjëhershëm nga kompania “Azerbaijan Airlines”.

Mediat kazake raportuan se 105 pasagjerë dhe pesë anëtarë ekuipazhi ndodheshin në aeroplan. Agjencia “Reuters” nuk mundi ta vërtetonte menjëherë këtë informatë.

Në disa video që janë publikuar në rrjetin X, aeroplani me ngjyrë të errët shihet duke e humbur lartësinë dhe duke u përplasur në një terren të rrafshët, duke u kapluar nga flaka.

Sipas postimeve në rrjetin X, në aeroplan ndodheshin 72 njerëz. Në disa prej tyre thuhet se gjashtë njerëz kanë mbijetuar.

Lajme të ngjashme