Pamje: Prezantuesin në Ekuador e kërcënojnë me armë live në emision - NACIONALE

Pamje: Prezantuesin në Ekuador e kërcënojnë me armë live në emision

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje absolutisht e pazakontë ka ndodhur në Ekuador. Mediumi britanik, BBC, raporton se gjatë transmetimit të drejtëpërdrejt në një televizion në Ekuador, disa njerëz të maskuar e të armatosur kanë hyrë në televizionin TC.

Kjo ngjarje, sipas BBC, ka ndodhur një ditë pasi kanë nisur 60 ditët e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend.

Persona të armatosur të maskuar hynë në studion e drejtpërdrejtë të kanalit televiziv publik TC gjatë një transmetimi, duke e detyruar stafin të zbriste në dysheme.

Tutje, raportohet se presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka urdhëruar që bandat kriminale të "neutralizohen" pas sulmit në një studio televizive.

Policia deri më tani, sipas BBC, ka arrestuar 13 persona për shkak të sulmit, ku u plagosën dy punonjës.

Të paktën 10 persona janë vrarë që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme 60-ditore në Ekuador të hënën.

Presidenti Noboa tha të martën se një "konflikt i brendshëm i armatosur" ekzistonte tani në vend dhe ai po mobilizonte forcat e armatosura për të kryer "operacione ushtarake për të neutralizuar" atë që ai e cilësoi si "krim të organizuar transnacional, organizatat terroriste dhe aktorët luftarakë joshtetërorë".

Urgjenca u shpall pasi një gangster famëkeq u zhduk nga qelia e burgut. Është e paqartë nëse incidenti në studion televizive në Guayaquil lidhej me zhdukjen nga një burg në të njëjtin qytet të bosit të bandës Choneros, Adolfo Macías Villamar ose Fito siç njihet më mirë.

Pamjet mund t'i shikoni këtu.

Lajme të ngjashme