Pamje nga momenti kur shembet një ndërtesë nga tërmeti i ri sot në Turqi
Një termet prej 5.2 shkallësh ka goditur Turqinë lindore gjatë ditës së sotme, duke lënë një person të vdekur dhe 69 të lënduar.
Tërmeti i ndodhur epiqendëren e ka pasur në qytezën Jesiljurt në provincën Mallatja, ka thënë Agjencia shtetërore për Menaxhim të Katastrofave.
Kryetari i qytezës, Jesiljurt, Mehmet Cinar, tha për mediat turke se një numër ndërtesash janë rrëzuar, përfshirë një ndërtesë katërkatëshe, ku kanë mbetur të bllokuar një baba me vajzën e tij.
Në disa video të publikuara nga mediat turke shiihen ndërtesa të cilët rrënohen menjëherë pas këtij tërmeti të fuqishme.
Pamje:
#Malatya’da meydana gelen 5.6 şiddetindeki depremde hasarlı binanın yıkılma anı kameraya yansıdı. pic.twitter.com/gG7FBcM4Ei
— Sabah (@sabah) February 27, 2023