Rrëzohet edhe kulla prej guri, pamje nga tërmeti i fuqishëm në Filipine - NACIONALE

Rrëzohet edhe kulla prej guri, pamje nga tërmeti i fuqishëm në Filipine

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një tërmet i fortë ka lënë të paktën katër persona të vdekur dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë në Filipinet veriore, ku lëkundjet kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe kanë dëmtuar ndërtesa e kisha të shumta.

Sipas Institutit të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në Filipine, tërmeti ishte i përqendruar në një zonë malore në provincën Abra.

Më poshtë duken pamje nga momenti i tërmetit, në një video të marrë nga një dëshmitar, ku tregohet një kullë e vjetër prej guri duke u shkatërruar.

Instituti ka bërë të ditur se tërmeti ishte shkaktuar nga një çarje lokale në një thellësi prej 25 kilometrash duke bërë të ditur se priten edhe pasgoditje dhe dëme të tjera.

Ndërkohë, Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së ka matur fuqinë e tërmetit në 7.0 dhe thellësinë në 10 kilometra.

Filipinet shtrihen përgjatë "Unazës së Zjarrit" të Paqësorit, një hark rreth Oqeanit Paqësor, ku ndodhin shumica e tërmeteve të botës. Vendi çdo vit goditet nga rreth 20 tajfune dhe stuhi tropikale, duke hyrë kështu në listën e vendeve më të prirura nga fatkeqësitë në botë.

Lajme të ngjashme