Pamje: Koreja Veriore thotë se provoi karburant të ri, por raketa i shpërtheu pak pas nisjes - NACIONALE

Pamje: Koreja Veriore thotë se provoi karburant të ri, por raketa i shpërtheu pak pas nisjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Fluturimi më i ri i një sateliti të Koresë Veriore përmes një rakete përfundoi me shpërthim para se të binte në Detin e Verdhë vetëm disa minuta pas nisjes.

Koreja Veriore tha se përpjekja e saj më e re për të nisur një satelit ushtarak të zbulimit dështoi gjatë fluturimit të hënën, në fazën e parë të fluturimit të raketës, e cila po lëvizte duke shfrytëzuar një “motor [të ri] me oksigjen të lëngshëm dhe karburant”, raporton agjencia “Reuters”.

Sipas një analize fillestare, lihet të kuptohet se rasti i dështimit e përfshiu motorin raketor të zhvilluar rishtazi, por po hetohen edhe shkaktarë të tjerë, thuhet në një raportim të agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA.

Edhe pse mediat shtetërore nuk e përmendën emrin e raketës dhe nuk publikuan fotografi, analistët thonë se, sipas të gjitha gjasave, bëhej fjalë për raketën “Chollima-1”, që ishte përdorur për nisjen e suksesshme të një sateliti në nëntor të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme