Pamje: Izraeli alarmohet pas sulmeve nga Jemeni, nis luftanije me raketa në Detin e Kuq - NACIONALE

Pamje: Izraeli alarmohet pas sulmeve nga Jemeni, nis luftanije me raketa në Detin e Kuq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se e kanë përforcuar mbrojtjen në Detin e Kuq me luftanije të armatosura me raketa pas sulmeve me disa raketa e dronë nga rebelët Houthi të Jemenit.

Ushtria izraelite tha se këto luftanije u dislokuan të martën “në përputhje me vlerësimin e situatës dhe si pjesë e përpjekjeve të shtuara të mbrojtjes në zonë”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Të martën, forcat izraelite thanë se penguan një raketë dhe dy dronë të hedhur nga Jemeni drejt Izraelit. Një cak tjetër u pengua të mërkurën herët në mëngjes afër qytetit Eilat, që shtrihet në skajin jugor të Izraelit.

Ushtria izraelite thotë se ka disa shtresa të mbrojtjes ajrore në atë zonë për t’u mbrojtur kundër sulmeve të rebelëve Houthi. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë forca të dislokuara në Detin e Kuq dhe kanë penguar një numër të raketave e dronëve që ishin nisur drejt Izraelit para dy javëve.

Lajme të ngjashme