Pamje: Agjenti amerikan i migracionit vret një grua 37-vjeçare që ndodhej në veturë - NACIONALE

Pamje: Agjenti amerikan i migracionit vret një grua 37-vjeçare që ndodhej në veturë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Një agjent amerikan i migracionit ka qëlluar për vdekje një grua 37-vjeçare në qytetin Minneapolis të Shteteve të Bashkuara, duke nxitur protesta.

Zyrtarët federal thanë se gruaja e quajtur Renee Nicole Good ishte përpjekur që t’i godiste me veturë agjentët e migracionit, por kryetari i qytetit tha se agjenti që e qëlloi gruan me armë veproi në mënyrë të pamatur, raporton televizioni BBC.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihen disa agjentë të agjencisë për migracion, ICE, duke iu afruar një veture që ndodhet në mes të rrugës. Përderisa vetura mundohet të niset, njëri nga agjentët ia drejton armën vozitëses dhe dëgjohen të paktën dy shkrepje. FBI-ja është duke e hetuar rastin.

Qindra agjentë të ICE-së janë dislokuar në Minneapolis, në shtetin Minnesota, si pjesë e fushatës së Shtëpisë së Bardhë për ta shtypur imigrimin e paligjshëm.

Agjenti që e qëllon gruan me armë ndodhej afër pjesës së përparme të veturës. Nuk është saktësisht e qartë se sa afër veturës ndodhej dhe nëse u godit nga automjeti.

Agjenti më pas hap zjarr në momentin kur vozitësja mundohet të largohet me veturë. Automjeti shihet duke e humbur kontrollin dhe duke u përplasur në një veturë tjetër të parkuar afër.

Paralajmërim: Pamje të rënda!

Lajme të ngjashme