Pamje: Aeroplani fillon të digjet pas aterrimit në ShBA, pasagjerët ikin të tmerruar
Një aeroplan me më shumë se 100 pasagjerë u përplas gjatë aterrimit të hënën në Aeroportin e Miamit. Aeroplani u përfshi nga zjarri në pjesën e pasme, duke i tmerruar udhëtarët.
Aeroplani goditi një ndërtesë të vogël dhe kullën e komunikimit gjatë rrëshqitjes në pistë para se të përfshihej nga flaka.
Tre persona u dërguan në spital pas aksidentit. Në aeroplan ndodheshin 126 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit.
Close-up video of passengers getting off the plane | #ONLYinDADE pic.twitter.com/o3YyMU9mgx
— ONLY in DADE (@ONLYinDADE) June 22, 2022
“Mendova se do të vdisja. Ishte një burrë i moshuar pranë meje dhe po e përqafoja. Ishte e tmerrshme”, tha një pasagjere e quajtur Paola Garcia.
Zjarrfikësit arritën shpejt në vendin e ngjarjes dhe e fikën zjarrin në krahun e aeroplanit.

Aeroplani ishte pjesë e kompanisë “Red Air” dhe aterroi në Miami nga Republika Dominikane.
Një zëdhënës i Aeroportit të Miamit tha se fluturimet janë shtyrë për shkak të aksidentit./Nacionale