Pakistani thotë se disa burra të armatosur rrëmbyen dhe vrarë nëntë pasagjerë autobusi
Autoritetet i tërhoqën trupat e nëntë pasagjerëve të rrëmbyer dhe të vrarë nga disa burra të armatosur në njërin nga sulmet ndaj autobusëve në provincën jugperëndimore të Pakistanit, Baloçistan, thanë të premten zyrtarët pakistanezë.
Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, por separatistët baloçë, duke luftuar për ndarje më të madhe të burimeve, kanë qenë të përfshirë në sulme të ngjashme në të kaluarën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Zyrtari qeveritar, Naveed Alam, tha se trupat me plagë të plumbave u gjetën gjatë natës në male, ndërsa një zëdhënës i qeverisë provinciale, Shahid Rind, tha se pasagjerët ishin rrëmbyer nga dy autobusë të enjten në mbrëmje.
“Ne jemi duke i identifikuar trupat dhe duke i kontaktuar familjet e tyre” – tha ai, duke shtuar se viktimat, që ishin punëtorë në rajonin e largët, po ktheheshin në shtëpi në Punjab.
Kryengritësit etnikë e akuzojnë Qeverinë e Pakistanit për vjedhje të burimeve rajonale për t’i financuar shpenzimet në pjesë të tjera të vendit, kryesisht në Punjab.
Forcat e sigurisë zbuluan dhe parandaluan tri sulme të kryengritësve të enjten para rrëmbimit të pasagjerëve, tha zëdhënësi Rind, duke e akuzuar fqinjën Indinë për mbështetje të militantëve.
Ministria e Jashtme e Indisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të agjencisë “Reuters” për koment.
India i hedh poshtë akuzat e Pakistanit se është duke i financuar, trajnuar dhe mbështetur militantët në përpjekje për të nxitur jostabilitet në rajon, ku Pakistani mbështetet te Kina në mesin e investitorëve ndërkombëtar për zhvillimin e minierave dhe përpunimit të mineraleve./Nacionale