Olena Zelenska: Vajza më e re që u përdhunua nga pushtuesit rusë ishte 4 vjeç
Zonja e Parë e Ukrainas Olena Zelenska po viziton Britaninë e Madhe dhe iu drejtua Parlamentit Britanik.
Ajo e filloi fjalimin e saj duke krahasuar përvojën e ukrainasve me përvojën e britanikëve në Luftën e Dytë Botërore. Ajo tha se britanikët i kishin mbijetuar sulmeve ajrore, të cilat ishin "identike me ato që Rusia po përdor tani për të gjunjëzuar Ukrainën".
"Çdo ditë dëgjojmë sirenat. Ato janë identike me ato që dëgjuan brezat britanikë. Ju nuk u dorëzuat dhe ne nuk do të dorëzohemi. Por fitorja nuk është e vetmja gjë që na duhet. Ne kemi nevojë për drejtësi. Unë po vij tek ju për drejtësi ," ajo tha.
"Rusët po përpiqen t'i kthejnë ditët dhe netët e Ukrainës në tmerr me sulme masive me raketa dhe drone," tha Olena. Ajo shtoi se më shumë se 20 milionë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje për shkak të sulmeve me raketa ruse dhe se Rusia “ka përdorur dhunë sistematike në shumë qytete dhe fshatra të okupuara në Ukrainë”.
“Vajza më e vogël që u përdhunua nga pushtuesit rusë ishte 4 vjeçe”
Ajo tha se mijëra krime nga forcat ruse, përfshirë dhunën seksuale, janë identifikuar. "Vajza më e re që u përdhunua nga pushtuesit rusë ishte katër vjeç. E mbijetuara më e vjetër ishte 85. Këto janë viktimat", tha Olena Zelenska.
Gjatë paraqitjes së saj në Westminster, Zelenska i bëri thirrje komunitetit botëror të bashkohet dhe të mbështesë formimin e një gjykate speciale ku rusët do të mbahen përgjegjës për krimet e kryera gjatë pushtimit të Ukrainës. “Unë po ju kërkoj një favor të vogël për t'u bërë lider botëror në përpjekjet për drejtësi”, theksoi ajo.
"Drejtësia nuk është e nevojshme vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë botën që ajo të mos sundohet me forcë. Ne kemi nevojë për drejtësi që bota të mbijetojë", përfundoi fjalimin e saj bashkëshortja e presidentit ukrainas. Në fund të fjalës së saj, ajo mori duartrokitje të vazhdueshme nga përfaqësuesit e mbledhur. /Nacionale/