OKB-ja thotë se 798 njerëz u vranë gjatë përpjekjeve për të marrë ndihma në Gaza - NACIONALE

OKB-ja thotë se 798 njerëz u vranë gjatë përpjekjeve për të marrë ndihma në Gaza

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara tha të premten se kishte regjistruar të paktën 798 raste të njerëzve të vrarë në pikat për shpërndarjen e ndihmave që menaxhohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, dhe afër autokolonave humanitare që operohen nga grupe të tjera, përfshirë agjencitë e OKB-së.

Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) përdor kompani private amerikane të sigurisë dhe logjistikës për të dërguar ndihma në Gaza, kryesisht duke e anashkaluar sistemin e drejtuar nga OKB-ja, për të cilin Izraeli thotë se u ka mundësuar militantëve që t’i devijojnë ndihmat.

Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar planin e GHF-së “të pasigurt në mënyrë të natyrshme” dhe shkelje të rregullave humanitare të paanshmërisë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Deri më 7 korrik, tani kemi regjistruar 798 vrasje, përfshirë 615 në afërsi të qendrave të Fondacionit Humanitar të Gazës dhe 183 me gjasë rrugës për tek autokolonat e ndihmave” – tha para gazetarëve në Gjenevë zëdhënësja e OHCHR-së, Ravina Shamdasani.

Fondacioni Humanitar i Gazës e filloi shpërndarjen e pakove ushqimore në Gaza në fund të majit dhe në mënyrë të përsëritur ka mohuar se në qendrat e tij kanë ndodhur incidente.

Lajme të ngjashme