Një urë është shembur në Indi - kishte 400 njerëz në të, të paktën 40 të vdekur - NACIONALE

Një urë është shembur në Indi - kishte 400 njerëz në të, të paktën 40 të vdekur

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një urë është shembur në shtetin indian të Gujarat. Në momentin e shembjes së urës në të ndodheshin 400 persona, ndërsa deri më tani 40 kanë vdekur.

Ura ndodhet mbi lumin Machchu në qytetin e Morbit. Ura u hap javën e kaluar pas një rinovimi gjashtë mujor.

Ura 230 metra e gjatë u ndërtua gjatë sundimit britanik në shekullin e 19-të. Ka qenë e mbyllur për rinovim për gjysmë viti, ndërsa javën e kaluar është rihapur.

Kryeministri: Po mobilizojmë ekipet e shpëtimit

Kryeministri Narendra Modi, i cili ndodhet në shtetin e tij në Gujarat për një vizitë tre-ditore, tha se kishte urdhëruar institucionet përkatëse të mobilizonin urgjentisht ekipet për operacionin e shpëtimit.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 40

Autoritetet lokale raportojnë se numri i të vdekurve është rritur në 40. Të paktën 30 persona janë në gjendje kritike dhe shumë prej tyre janë të zhdukur. /Nacionale/

Lajme të ngjashme