Një skocez i dha kokainë një foshnjeje dy muajshe
Një burrë nga Skocia i dha kokainë një foshnjeje dy muajshe, shkruan BBC.
Goe Wheeler, nga Perthshire, pranoi se rrezikoi jetën e një foshnjeje duke i dhënë atij kokainë.
Gjithçka ndodhi në vitin 2020. Sherifi David Hall shtyu dënimin në pritje të përgatitjes së një raporti nga punonjësit social. Nëna e fëmijës kuptoi se fëmija nuk ishte mirë dhe nga gjetjet rezultoi se fëmija kishte kokainë në trupin e tij.
Wheeler do të gjykohet në Perth dhe nuk do të mbahet në paraburgim deri në gjyq, sepse i është dhënë lirimi me kusht. /Nacionale/