Një rrëshqitje e madhe dheu ka ndodhur në Kolumbi, të paktën 33 të vdekur - NACIONALE

Një rrëshqitje e madhe dheu ka ndodhur në Kolumbi, të paktën 33 të vdekur

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Të paktën 33 njerëz vdiqën dhe nëntë persona u shpëtuan pasi një rrëshqitje dheu mbuloi një autobus në veriperëndim të Kolumbisë të dielën, tha ministri i brendshëm.

Të paktën 33 njerëz vdiqën dhe nëntë persona u shpëtuan pasi një rrëshqitje dheu mbuloi një autobus në veriperëndim të Kolumbisë të dielën, tha ministri i brendshëm. Aksidenti ndodhi midis Puebla Rico dhe Santa Cecilia në provincën e Risaraldi, rreth 230 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Bogota.

"Ne kemi gjetur tashmë 33 njerëz të vdekur, duke përfshirë tre të mitur, dhe kemi shpëtuar nëntë persona, katër prej të cilëve janë në gjendje kritike", u tha gazetarëve të hënën Ministri i Brendshëm Alfonso Prada.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro e përshkroi ngjarjen në Twitter si një tragjedi "Solidaritet me familjet e viktimave", tha Petro dhe premtoi mbështetjen e qeverisë kombëtare. Kryebashkiaku i Pueblo Rico, Leonardo Fabio Siagama u tha gazetarëve se trupat u dërguan në stadiumin e mbuluar të qytetit.

Një sezon jashtëzakonisht i fortë me shi

Autobusi po udhëtonte nga Cali, qyteti i tretë më i madh i Kolumbisë, për në komunën Condoto në provincën e Choco. Kolumbia është goditur nga një sezon jashtëzakonisht i fortë shirash, dhe fajtori është fenomeni i motit La Nina.

Autobusi i mbushur me pasagjerë ishte mes disa automjeteve të groposura në baltë dhe gurë, të cilët u rrokullisën nga shpati pas shiut të dendur. Një nga pasagjerët ndihmoi gruan dhe dy fëmijët e tij të shpëtonin nga autobusi para se ai të vdiste. Mes viktimave janë të paktën tre fëmijë.

Dëshmitarët thanë se një autobus ndërqytetës, një xhip dhe një motoçikletë u ndaluan në rrugë për shkak të një aksidenti rrugor përpara tyre kur një pjesë e kodrës u shemb mbi ta. Të paktën nëntë persona i mbijetuan rrëshqitjes së dheut, duke përfshirë një vajzë të vogël që u pa nga shpëtimtarët duke u kapur pas trupit të nënës së saj të vdekur. Rrëshqitjet e dheut nuk janë të rralla në Kolumbi, veçanërisht në sezonin e shirave.

Ngjarjet e lidhura me shirat e dendur këtë vit kanë vrarë më shumë se 216 njerëz dhe kanë lënë 538,000 njerëz të pastrehë, sipas statistikave të qeverisë. 48 persona të tjerë janë të zhdukur në të gjithë vendin, tregojnë shifrat. /Nacionale/

Lajme të ngjashme