Një fotoreporteri të Gazës i vriten nëntë anëtarë të familjes, ai nxirret i gjakosur nga rrënojat - NACIONALE

Një fotoreporteri të Gazës i vriten nëntë anëtarë të familjes, ai nxirret i gjakosur nga rrënojat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Autoritetet e drejtuara nga Hamasi thonë se 16 njerëz u vranë nga sulmet izraelite në Gaza nga agimi i së mërkurës.

“Gjashtëmbëdhjetë njerëz janë vrarë si rezultat i sulmeve ajrore në Rripin e Gazës nga agimi” – i tha agjencisë së lajmeve AFP zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmud Bassal, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Në mesin e tyre, nëntë ishin anëtarë të familjes së fotoreporterit Osama al-Arbeed dhe u vranë nga një sulm ndaj shtëpisë së tyre në pjesën veriore të Gazës në orën 2 të mëngjesit, tha Bassali.

Zëdhënësi shtoi se fotoreporteri ka pësuar lëndime, duke theksuar se ai është videograf dhe redaktor në një organizatë lokale për prodhimin e filmave.

Në pjesën qendrore të Gazës, gjashtë anëtarë të një familjeje u vranë nga një sulm, ndërsa 15 njerëz të tjerë u plagosën, “përfshirë fëmijë”, tha Bassali.

Një person tjetër, që sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Civile ishte civil, u vra afër qytetit jugor të Gazës, Khan Younis.

Shifrat e paraqitura nuk mund të vërtetohen në mënyrë të pavarur, thekson gazeta izraelite.

Kur u kontaktua nga agjencia AFP, ushtria izraelite refuzoi që t’i komentonte sulmet, duke thënë se nuk mund të bëjë një gjë të tillë pas pasur koordinata të sakta./Nacionale

Lajme të ngjashme