Nesër një takim urgjent i OKB-së për centralin më të madh bërthamor evropian - NACIONALE

Nesër një takim urgjent i OKB-së për centralin më të madh bërthamor evropian

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Mikhail Ulyanov, tha se Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar situatën në termocentralin bërthamor të Ukrainës Zaporizhia, i cili është nën kontrollin e forcave ruse.

Takimi do të mbahet nesër në Nju Jork, raporton BBC.

Ukraina dhe Rusia, le të kujtojmë, akuzojnë njëra-tjetrën për granatimet e zonës së centralit bërthamor.

Ulyanov akuzoi Kievin për krijimin e "pengesave dhe vështirësive artificiale" për një inspektim të mundshëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, punonjësit e së cilës supozohet të monitorojnë situatën në Zaporizhzhia. /Nacionale/

Lajme të ngjashme