Nënkryetari i Turqisë për shpërthimin: Është terrorizëm, një grua shpërtheu bombën
Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se autoritetet e konsiderojnë shpërthimin në Stamboll, ku humbën jetën të paktën gjashtë persona, si një sulm terrorist, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
“Ne e konsiderojmë atë si terrorizëm sepse sulmuesi, për të cilin besojmë se është një person femër, shpërtheu bombën”, tha Oktay.
Kujtojmë se të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 81 të tjerë u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm që ndodhi sot rreth orës 14:20 me orën lokale në rrugën e famshme turistike Istiklal në Stamboll. /Nacionale/