Në Turqi, mjekët ia heqin nga barku adapterin e telefonit një 15-vjeçari - NACIONALE

Në Turqi, mjekët ia heqin nga barku adapterin e telefonit një 15-vjeçari

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një ngjarje që ka ndodhur në Turqi i ka shokuar mjekët.

Nga ajo që mjekët panë në barkun e një djali 15-vjeçar në skaner mbetën të habitur.

Doktorët panë brenda stomakut të një 15-vjeçari një kabllo të adapterit të telefonit.

Djali, pas disa dhimbjeve të forta që kishte në stomak ishte paraqitur në spital.

Siç raportojnë mediat, kablloja ishte e gjatë një metër dhe se ishte e lidhur në nyje dhe kjo ua bëri mjekëve më të vështirë heqjen e tij.

Megjthatë kjo përfundoi me sukses.

Por, nuk dihet se si ky kabllo përfundoi në barkun e 15-vjeçarit.

Lajme të ngjashme