Nëse Kim Jong-un vritet, Korea e Veriut do të lëshojë automatikisht armë bërthamore - NACIONALE

Nëse Kim Jong-un vritet, Korea e Veriut do të lëshojë automatikisht armë bërthamore

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas një ligji të ri të miratuar në Korenë e Veriut, në rast se lideri Kim Jong-un vritet, vendi do të nisë automatikisht një hakmarrje bërthamore.

Politico njofton se, legjislacioni, i miratuar nga parlamenti i Kim-it, lejon gjithashtu sulme bërthamore parandaluese nëse Korea e Veriut gjykon se vendet e huaja kanë në synim objektiva strategjike të vendit apo udhëheqjen shtetërore.

Masa e re vjen pasi ditët e fundit, diktatori u zotua se nuk do të ndahej kurrë nga programi bërthamor që vendit të tij iu deshën dekada për ta ndërtuar, duke i bërë ato gjithnjë e më të rrezikshme nga viti në vit.

“Korea e Veriut nuk do të heqë kurrë dorë nga armët bërthamore dhe nuk ka absolutisht asnjë denuklearizim, as negociata dhe asnjë mjet pazari për tregti në proces”, ka deklaruar Kim të premten.

Kim, ashtu si babai i tij që ishte në drejtim të vendit para tij, heziton të ndalojë armët bërthamore,sepse ato ndihmojnë në mbajtjen e regjimit në vend. Por, më parë mendohej se Pheniani do t’I përdorte ato armë vetëm në rast se vendet e huaja do ta sulmonin fillimisht Korenë e Veriut – me vende të huaja nënkuptohet, ShBA, Japonia apo Korea e Jugut.

Por siç duket tani kjo ka ndryshuar, sepse ligji i ri nga Kim, thotë se bombat do të nisen në rast të ndonjë sulmi me armë të shkatërrimit në masë dhe/ose një sulmi jo-bërthamor ndaj udhëheqjes shtetërore, komandës së forcave bërthamore ose "objekteve të rëndësishme strategjike" që janë duke u zhvilluar ose "mund të zhvillohen”.

Lajme të ngjashme