Korea e Veriut e shpall veten shtet i armëve bërthamore - NACIONALE

Korea e Veriut e shpall veten shtet i armëve bërthamore

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, vendi ka miratuar një ligj me anë të së cilit e ka deklaruar veten si shtet i armëve bërthamore.

BBC shkruan se nga raportet e medias koreane thuhet se, udhëheqësi i vendit Kim Jong-un e quajti vendimin "të pakthyeshëm" dhe përjashtoi mundësinë e çdo bisedimi për denuklearizimin.

Bëhet e ditur se ligji gjithashtu parashikon të drejtën e vendit për të përdorur sulm bërthamor parandalues ​​për të mbrojtur veten.

Pavarësisht sanksioneve gjymtuese të deritanishme, midis viteve 2006 dhe 2017, Pheniani ka kryer gjashtë teste bërthamore.

Duke shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, vendi ka vazhduar të avancojë fuqitë e tij usharake për të kërcënuar fqinjët e saj dhe potencialisht për të pasur mundësi që brenda rrezes së goditjes të arrijë edhe territorin e ShBA-së.

Kujtojmë se edhe në vitin 2019, pas dy takimeve mbresëlënëse me ish-presidentin amerikan të ShBA-ve Donald Trump, Kim kreu lëshime me rreze të gjatë dhe teste bërthamore.

Megjithëse administrate Biden është shprehur e gatshme të bisedojë me Phenianin, që nga takimet me Trump, bisedimet mes vendeve kanë ngecur.

Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se përpjekjet e saj për të kontaktuar Phenianin dhe për t’i ofruar ndihmë për pandeminë e koronavirusit deri më tash nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Vitin e kaluar, ShBA rishikoi politikën ndaj Koresë së Veriut dhe përsëriti se qëllimi ishte të bëhet “denuklearizimi i plotë” i gadishullit korean.

Ndërkohë, tensionet në Korenë e Veriut janë janë rritur këtë vit me Phenianin që lëshoi ​​një numër rekord raketash balistike.

Si përgjigje, edhe ShBA dhe Korea e Jugut janë përgjigjur me lëshimin e një sërë raketash si dhe kanë organizuar stërvitjet më të mëdha të përbashkëta ushtarake ndër vite.

Lajme të ngjashme