Korea e Veriut lëshon tre raketa balistike, shqetësime në ShBA e Korenë e Jugut - NACIONALE

Korea e Veriut lëshon tre raketa balistike, shqetësime në ShBA e Korenë e Jugut

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ditën e mërkurë, Korea e Veriut ka lëshuar tre raketa balistike, ku njëra nga to mendohet të jetë raketa më e madhe balistike ndërkontinentale.

Lëshimi i tyre u bë vetëm pak kohë pas përfundimit të udhëtimit të presidentit të ShBA-së Joe Biden në Azi.

Ndërsa vetëm disa orë pas lëshimit të raketave, ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut publikoi pamje duke kryer stërvitje të përbashkëta me ShBA-në.

Lëshimi i këtyre raketave nga Pheniani, solli menjëherë dënimin e Koresë se Jugut me presidentin që thirri takim të këshillit të sigurisë kombëtare.

Ndërkohë, edhe sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken realizoi telefonata të veçanta me homologët e tij nga Korea e Jugut dhe Japonia, gjatë të cilave ata dënuan këto lëshime si një shkelje të qartë e rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Lajme të ngjashme